Kush mund të shkojë në Mekë gjatë muajit të Ramazanit?

0

 

Vetëm pelegrinët e imunizuar kundër Covid-19 do të lejohen që ta kryejnë pelegrinazhin e umres, kanë njoftuar autoritetet saudite.

Që nga fillimi i muajit të Ramazanit, vetëm pelegrinët e imunizuar kundër Covid-19 do të lejohen që ta kryejnë pelegrinazhin e umres, kanë njoftuar autoritetet saudite.

Ndryshe nga haxhillëku, pelegrinazhi i umres nuk është i detyrueshëm për besimtarët myslimanë dhe mund të kryhet në çfardo kohe të vitit, shkruan The Guardian.

Ministria e Haxhit dhe Umres njoftoi se tri kategori të njerëzve do të cilësohen si grupe të imunizuara: ata që i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër koronavirusit, ata që e kanë marrë dozën e parë së paku 14 ditë para arritjes në Mekë dhe njerëzit që janë shëruar nga koronavirusi.

Autoritetet gjithashtu njoftuan se të njëjtat kushte do të vlejnë edhe për hyrje në xhaminë e Profetit Muhamed në qytetin e Medinës.

Ministria tha se këto rregulla do të hyjnë në fuqi nga fillimi i Ramazanit, por nuk është e qartë se sa do të zgjasin. Nuk është e qartë as nëse këto masa do të vlejnë për haxhillëk më vonë gjatë këtij viti.

Masat e reja u morën në kohën kur Arabia Saudite po përballet me shtimin e rasteve të infeksioneve. Deri më tani, në këtë shtet janë regjistruar mbi 393 mijë raste me Covid-19 dhe rreth 6.700 të vdekur nga kjo sëmundje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here