Dy qytetarë të komunës së Gjilanit kanë humbur jetën nga Coronavirusi, kurse 17 të tjerë janë konfirmuar të infektuar me virusin pandemik.
Kështë është bërë e ditur sot nga Instituti Kombëtar i Shendetësisë Publike të Kosovës, përmes raportit të fundit.
Personat që kanë humbur betejën me virusin Corona janë të moshave 78 e 74 vjeҫ, thuhet në raport.
Kurse për qytetarët e infektuar me virusin pandemik mësohet se 16 prej tyre janë nga qyteti i Gjilanit, kurse 1 nga Sllubica./Gjilani Info/