Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga NATO

0

 

NGA: SKENDER JASHARI

Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimeve të ndryshme. E rëndësishme është që Shqipëtarët, SHBA-ja dhe NATO-ja, kanë bindjen e njejtë për arsyet e ndërhyrjes. Madje më së miri e dëshmojnë protestat e demostratat e shumta në vende të ndryshme të botës që organizuan Shqipëtarët, për të kërkuar reagimin ndërkombëtar, reagimin e NATO-s dhe të SHBA-së, por edhe të vendeve të tjera Euro-perëndimore.

Arsyet e intervenimit të SHBA-së, prej nga bëri që të intervenoj edhe NATO, ishin:

Agresioni serb në Kosovë që kërcënonte drejtëpërdrejt paqen në Ballkan dhe stabilitetin në Europën jug-lindore;

Represioni serb në Kosovë që krijoi krizë humanitare në përmasa marramendëse; dhe

Sjelljet e Millosheviqit, drejtëpërdrejt sfiduan kredibilitetin e NATO-s.[1]

Agresioni serb në Kosovë që kërcënonte drejtëpërdrejt paqen në Ballkan dhe stabilitetin në Europën jug-lindore.

Ballkani, në vazhdimësi ka qenë nyje dhe fushëbetejë konfliktesh të fuqive rajonale dhe superfuqive. Prandaj palët në konfliktet ballkanike, në vazhdimësi kanë shfrytëzuar mbështetjen e Fuqive të mëdha, e njejta u pa edhe në konfliktet e viteve të 90, të shekullit të shkuar.

Në vitet 1990 në ish-Jugosllavi dhe në tërësi në Ballkan ishte dekada që shënon rrijten e nacionalizmit dhe konfrontimeve të armatosura, e paralelisht me të vërehej ngritja e Millosheviqit, i cili mes viteve 1992-1995 nxiti luftëra në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje. Nga pas Luftës së II Botërore në Europë, nuk kishte pasur ndonjë rast që të kryhej agresion dhe këtë tashmë e bënte Serbia. Kishte shumë ankesa për dështimin e NATO-s, që të ndërmerrte ndonjë veprim për stabilizim të këtij rajoni.[2] Duke qenë se në Bosnje dhe Hercegovinë, reagimi i ngathtë, bëri që të eskalonte edhe më shumë situata dhe të kishte krime të rënda të kryera nga serbët, e që Serbia në këtë rast kishte një mbështetje nga surogatët e saj në këtë vend.

Për potencialitetin e rrezikut të situatës në Kosovës, ishte e njohur për shumë dekada. Me ngritjen e Millosheviqit në fundvitet 1980-ta, i mori autonominë dhe implementoi një sëri masash represive duke i përjashtuar shqipëtarët nga çdo pozitë udhëheqëse.[3] Nga ana tjetër, duke pasur parasysh raportet shqipëtaro-amerikane dhe gjetjen e SHBA-së në rastet më të vështira të Kombit Shqipëtar, gjatë shekullit të fundit, popullata Shqipëtare kishte drejtuar sytë e zemrën kah ky vend, si i vetmi vend që mund të zgjidhte problemin e Kosovës.

Në dhjetor 1992, në Krishtlindje, George Bush, paralajmëroi Millosheviqin që “SHBA-të do t’i përgjigjen në rast se Serbia nxit dhunë në Kosovë”.[4]

Konfliktet në ish-jugosllavi, i filluar në Slloveni, i vazhduar në Kroaci dhe pastaj në Bosnje dhe Hercegovinë, tregojnë më së miri, faktin që ato përhapeshin prej një vendi në vendin tjetër. Madje situata ishte edhe më delikate për sa i përket Shqipëtarëve, të cilët jemi të shpërndarë në disa shtete. Kjo e bënte situatën edhe më eksplozive, sepse as Shqipëtarët në Maqedoni, as në Luginë të Preshevës dhe as në Mal të zi nuk ishin të kënaqur me statusin e tyre. Mobilizimi dhe aktivizimi i gjithë Shqipëtarëve si në Ballkan ashtu edhe në mbarë botën, rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës, është tregues që Serbia nxiti konflikt me Shqipëtarët dhe jovetëm me Kosovën.

Prandaj thellimi i konfliktit në Kosovë, pamëdyshje ishte e sigurtë që mund të përhapej dhe rrezikohej paqja dhe stabiliteti në Ballkan por dhe në Europën Jug-lindore, e që paraqiste kërcënim serioz për:

Minimin e procesit të Paqes së Dejtonit për Bosnjën;

Ri-ndezja e kaosit në Shqipëri( që mund të përfshihej në konflikt);

Destabilizimi i Maqedonisë, ku Shqipëtarët paraqisnin minoritetin e madh, që mund të copëtonte këtë vend, e për rrjedhojë pastaj edhe Greqia dhe Bullgaria do përfshiheshin kundër Maqedonisë;

Rritja e rivalitetit dhe tensioneve greko-turke, që të dy aleat të NATO-s( prej nga mund të fillonte shpërbërja e kësaj organizate).[5]

Represioni serb në Kosovë që krijoi krizë humanitare në përmasa marramendëse.

Dhuna serbe ishte bërë sistematike, gjë që u detyru faktori ndërkombëtar të reagonte edhe në frontin diplomatik dhe ushtarak.[6] Në tetor 1998, nën presionin ushtarak të NATO-s Millosheviqi ishte detyruar që të përmbahej nga represioni, të zvogëlonte forcat në Kosovë dhe të fillonte negociatat .[7] E në marrëveshjen e njejtë parashihej edhe vendosja e vëzhguesëve ndërkombëtar të paarmatosur të OSBE-së dhe misionit verifikues ajror të NATO-s.[8] Por përkundër këtyre, Serbia shkeli marrëveshjet ndërkombëtare duke rifilluar shpejt dhunën në Kosovë.[9]

Veçanarisht njihet masakra e Reçakut, e kryer nga forcat serbe më 15 janar 1999, e cila i dha jehonë të madhe ndërkombëtare dhe imponoi komunitetin ndërkombëtar të angazhohet. Grupi i Kontaktit të Ministrave u taku në Londër më 29 janar 1999, ku kërkoi nga palët të përmbaheshin dhe të fillonin procesin e dialogut.[10] Me dështimin e Rambujesë me 19 mars bisedimet ishin suspenduar, derisa misioni i verifikues i OSBE-së në Kosovë, ishte tërhequr shkaku i obstruksioneve të Serbisë, e që Millosheviqi kishte finalizuar planin e dëbimit dhe nënshtrimit total të Shqipëtarëve të Kosovës.[11] Veç një ditë pas tërheqjes së vëzhguesëve të OSBE-së nga Kosova, forcat serbe kishin filluar ofensivën masive që shpërnguli mijëra shqipëtar, duke i djegur edhe vendbanimet e tyre, në përmbushje të “Planit Patkoi”.[12]

Përmes kësaj Millosheviqi synonte që me mënyra brutale t’i jepte fund krizës, duke dëbuar dhe spastruar etnikisht Shqipëtarët dhe kështu duke tentuar të copëtojë aleancën e NATO-s, e që ajo së bashku me aleatët të tjerë i’u kundërpërgjigjën kësaj krize, duke parandalu urinë dhe duke siguru përfundimisht kthimin e Shqipëtarëve në shtëpitë e veta.[13]

Sjelljet e Millosheviqit, drejtëpërdrejt sfiduan kredibilitetin e NATO-s.

NATO festonte 50 vjetorin e themelimit të saj, derisa Serbia, hapur e sfidonte duke shkelur marrëveshjet e nënshkruara në tetor 1998, për vëzhguesit e OSBE-së që monitoroheshin nga NATO.[14] Përpjekja e fundit diplomatike ishte më 21 mars, kur ambasadori i SHBA-së Riçard Holbruk, në Beograd e paralajmëroi Millosheviqin, por që Beogradi më 22 mars e vazhdoi represionin, e që Këshilli Atlantikut të Veriut, autorizoi sekretarin gjeneral Solana të vendos konsultimet me aleatët për operacione ajrore. Më 23 mars Holbruk largohet nga Beogradi, pa marrëveshje me Millosheviqin.[15] Derisa Serbia në vazhdimësi rriti shkeljen e marrëveshjeve, e që nuk mbeti rrugë tjetër pos që të ruante kredibilitetin e saj SHBA dhe NATO-ja, që të kundërpërgjegjeshin.[16]

Balansimi i përgjegjes së NATO-s, ndaj konfliktit të Kosovës, ishte edhe ruajtja e mbështetjes pozitive dhe relacioneve bashkëpunuese me Rusinë e cila fuqimisht kundërshtonte ruajtja e mbështetjes pozitive dhe relacioneve bashkëpunuese me Rusinë e cila fuqimisht kundërshtonte çdo veprim ushtarak të NATO-s, kundër Jugosllavisë.[17]

Më:06.04.2021

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here