Gjatë tre muajve u anëtarësuan pa pagesë rreth 4 mijë lexues në Bibliotekën “Fan S Noli” të Gjilanit

0

 

Për tre muajt e parë të këtij viti, në Bibliotekën “Fan S Noli” të Qytetit të Gjilanit, anëtarësimi ishte pa pagesë për gjithë qytetarët e kësaj komuneje.

Ishte ky një vendim që kishte marrë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, duke iu referuar situatës së krijuar pandemike.

Qazim Azizi, drejtor i Bibliotekës së Qytetit për lexuesit e Agjencisë së Lajmeve “Gjilani Info”, tha se gjatë muajve: janar, shkurt dhe mars të këtij viti në Bibliotekën e Qytetit janë regjistruar jo më pak se 3 mijë e 455 anëtarë si dhe 536 anëtarë lexues në degët e po kësaj biblioteke.

Ndërkaq, për të njëjtën periudhë kohore thuhet se janë huazuar hiҫ më pak 9 mijë e 510 libra.

Nga ana tjetër, drejtori Azizi vuri në dukje krahasimin me periudhën e njejtë të vitit paraprak, duke bërë me dije se për tre muaj të vitit 2020, ishin regjistruar 3009 anëtarë të rregulltë si dhe ishin huazuar 9924 libra.

Siҫ dihet pagesa e anëtarësisë për sektorin e fëmijëve është 3 euro, të rriturit 5 euro, ndërsa për studentët 7 euro./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here