Sabit Shkodra, zyrtar për Informim i Gjykatës Themelore të Gjilanit, ka bërë me dije se ky institucion ka ndërmarrë veprime konkrete në përputhje me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për masat e reja kundër virusit Covid-19 dhe kërkesës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) për funksionimin e Gjykatës.
“Seancat gjyqësore do të mbahen sipas planit të paracaktuar pa prezencën e publikut; Pezullohet aktiviteti i praktikantëve vullnetarë në gjykatë si dhe do të respektohen në mënyrë strikte masat mbrojtëse, bartja e maskave në mënyrën e duhur dhe distanca fizike nga stafi i gjykatës dhe palët”, ka thënë Shkodra.
Ndërkaq, masat do të jenë në fuqi deri më datën 18.04.2021./Gjilani Info/