Janë identifikuar sot edhe për 16 raste të reja me Covid-19 nga komuna e Vitisë, kurse rastet janë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Sipas raportit të fundit të Institutit në fjalë, 5 raste janë nga qyteti i Vitisë, kurse rastet tjera nga disa fshatra të kësaj komuneje, si: 3 raste në Smirë, 2 në Radivojc dhe nga 1 rast në Buzovik, Drobesh, Sadovinë e Jerlive, Terpezë, Terstenik dhe Verban./Gjilani Info/