Gjilani dhe futbollisti i ndajnë rrugët

0

 

Sport Club “Gjilani” është duke vazhduar furishëm të punoj për sezonin e ardhshëm.

Gjilanit i ka ndarë rrugët me futbollistin Drin Govori.

Tashmë lajmi është konfirmuar edhe nga vetë futbollisti i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka konfirmuar largimin nga SC Gjilani.

Kujtojmë që Govori u transferua te Gjilani nga gjiganti shqiptar, Skënderbeu.

Më poshtë e gjeni postimin e Govorit:

Përshëndetje,

Shumë të dashur miq, dua të ju njoftoj që sot me marrëveshje të dyanshme , vendosëm të ndërpresim bashkëpunimin para kohe me SC “Gjilani”.

Dua të falenderoj bashklojtarët, stafin teknik, drejtuesit dhe tifozët e klubit “Skifterat” për mbështetjen dhe momentet e mira që kaluam.

Do të vazhdoj fuqishëm drejtë arritjes së qëllimeve të mia!

Shumë shpejt do të ju njoftoj për të ardhmen!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here