“Pensionohet” miu hero që gjeti 71 mina tokësore

0

 

Miu Magawa, të cilit i ishte dhënë medalja e artë për heroizëm, “do të dalë në pension”, sepse nuk do ta bëjë më këtë punë.

Gjatë “karrierës” 5-vjeçare, miu arriti të gjente 71 bomba tokësore dhe dhjetëra mjetet tjera të pashpërthyera në Kamboxhia.

Mbajtësja e miut, Malen, thotë se brejtësi gjigant afrikan është bërë më i ngadalshëm për shkak të moshës dhe se ajo dëshiron që t’ia respektojë nevojat, shkruan BBC.

Kamboxhia është një ndër shtetet me më së shumti mina të pashpërthyera në botë – rreth gjashtë milionë.

Miu Magawa ishte trajnuar nga një organizatë belge me seli në Tanzani, e cila ka rritur minj për gjetjen e minave që nga vitet e nëntëdhjeta. Minjtë certifikohen për këtë shërbim pas një viti trajnimesh.

Organizata belge tha se miu hero do të qëndrojë “në punë” edhe për disa javë për t’i vëzhguar minjtë e rinj dhe për t’i ndihmuar ata që të përshtaten në “profesionin” e ri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here