Kosova luan sot miqësoren e katërt të qershorit, përballet me Gambinë

0

 

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë sot ndaj asaj të Gambisë një ndeshje miqësore të luksit në Antalia të Turqisë, transmeton Telegrafi.

Dardanët kanë zhvilluar tri miqësore në këtë fillim muaji të qershorit, ku e para ishte në Prishtinë dhe u fitua 4-1 ndaj San Marinos.

Kosova më pas luajti në Austri ndaj Maltës duke fituar me rezultat të ngushtë 2-1 dhe më pas u shpërngul drejt Turqisë për dy miqësore të radhës.

Në dy miqësoret e Turqisë, përzgjedhësi Bernard Challandes zgjodhi shumicën e futbollistëve nga Superliga e Kosovës dhe ata që luajnë më rrallë.

Ndeshja e parë në Antalia ndaj Guinesë nuk shkoi si është më së miri pasi u mposhtem 2-1, por u provuan shumë lojtarë të rinj që synohen për të ardhmen.

Sot (e premte), Dardanët janë gati për ndeshjen e katërt miqësore apo të dytën në Turqi, pasi sot përballen me afrikanët e Gambisë.

Djelmoshat e Challandes do të dalin në fushën e ‘Arslan Zeki Demirci Spor’ me fillim nga ora 19:00.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here