Në Ditën e Çlirimit të Kamenicës u mbajt seancë solemne dhe janë bërë homazhe tek “Varrezat e Dëshmorëve”

0

 

Për nder të Ditës së Çlirimit të Kamenicës, kanë vazhduar aktivitetet e organizuara nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Përgjatë ditës së djeshme është mbajtur seancë solemne e Kuvendit Komunal, kurse të pranishëm ishin Nënkryetari Faton Jakupi, kryesuesi i Kuvendit Komunal Albert Sermaxhaj, kryetari i OVL-UCK dega në Dardanë Milaim Limani, delegatë të asamblesë komunale, si dhe zyrtarë komunal.

Senacën e hapi Kryesuesi i Kuvendit, Alber Sermaxhaj, i cili duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar në çlirimin e qytetit të Kamenicës, ia dha fjalën e kryetrarit të OVL-UCK dega në Dardanë, Milaim Limani.

Limani u shpreh entuziast që sot është duke u festuar dita më e rëndësishme e komunës së Kamenicës.
“Sot është ditë e rëndësishme, ditë e sakrificës, ditë e lavdisë. Sot, solemnisht po festojmë këtë ditë, duke qenë krenarë dhe mirënjohës për të gjithë ata që dhanë jetën për liri. Ky 18 qershor është sinonim i të gjithë atyre që sakrifikuan për liri”, u shpreh mes tjerash Limani.

Po ashtu, edhe nënkryetari Faton Jakupi, duke përshëndetur të pranishmit, u shpreh mirënjohës ndaj të gjithë të rënëve për liri, e ndaj të gjithë atyre që nuk hezituan të dilnin në ballë të luftës.

Pas seancës, të pranishmit vazhduan më pastaj me homazhe tek “Varrezat e Dëshmorëve”./GJILANI INFO/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here