Drejtoria Komunale e Arsimit në bashkëpunim me Stacionin e Policisë në Kamenicë, organizojnë takim lidhur me sigurinë në shkolla

0

 

Komuna e Kamenicës përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit, së bashku me Stacionin e Policës në Kamenicë, Drejtorët e Shkollave Fillore dhe të Mesme, si dhe Këshillat e Prindërve, në vazhdën e zbatimit të Strategjisë “Policia e Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimi në Bashkësi”, kanë mbajtur një takim në sallën e Kuvendit Komunal.

Qëllimi i takimit ishte siguria në shkollat e komunës sonë.

Të pranishëm në këtë takim ishin, u.d drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Drilon Ramabaja, zëvendësdrejtori rajonal i Gjilanit, Nënkolonel Shaban Azizi, Kapiten Florim Klaiqi, Komandant i Stacionit Policor në Kamenicë, zyrtar policor nga njësitet Policia në Komunitet, Drejtorët e Shkollave Fillore e të Mesme të Kamenicës dhe Këshillat e Prindërve.

U.d Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Drilon Ramabaja duke falënderuar Policinë e Kosovës për ndihmën e vazhdueshme, tha se siguria në shkollat tona është e kënaqshme.

“Falënderoj Policinë e Kosovës për bashkëpunimin e vazhdueshëm. Ne së bashku jemi munduar gjithmonë të parandalojmë dukuritë negative, dhe si rezultat i bashkëpunimin të mirë e të ndërsjellët situata e sigurisë në shkollat e Kameicës është e kënaqshme”, tha Ramabaja.

Nënkolonel Shaban Azizi, prezantoi Strategjinë “Policia e Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimi në Bashkësi” .

Gjatë këtij takimi nga Policia e Kosovës u tha se ata do të vazhdojnë të jenë të përkushtuar në krijimin e sigurisë së plotë dhe njëkohësisht kërkuan nga drejtorët e shkollave që bashkarisht të veprojnë në ngritjen e sigurisë dhe të punojnë të gjithë së bashku që të ndalohen dukuritë negative në shkolla./GJILANI INFO/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here