Arrestohen një mashkull e një femër në Gjilan

0

 

Janë arrestuar një mashkull dhe një femër në Gjilan, nën dyshimin për veprën penale “Marrje me Prostitucion”.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se ata kanë kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

Pas intervistimit, ata janë liruar.

“Më, 18.06.2021 janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër  kosovar-e, nën dyshimin se të njëjtit në këmbim të parave kanë kryer marrëdhënie seksuale. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar dhe rasti të dërgohet në gjykatë”, thuhet në raport.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here