Kosovare Asllani vlerësohet me çmimin “Mahou Five Star Player”

0

 

Kosovare Asllani është shpallur lojtarja më e mirë e skuadrës së femrave të Real Madrid-it për sezonin 2020/21

Sportistja Kosovare Asllani është vlerësuar me çmimin “Mahou Five Star Player”, duke u shpallur lojtarja më e mirë e skuadrës së femrave të Real Madrid-it për sezonin 2020/21, shkruan albinfo.ch.

Futbollistja shqiptare ka luajtur 29 ndeshje dhe e ka përfunduar kampionatin si golashënuesja më e mirë e Real Madrid-it, me 16 gola.

“Unë jam shumë e lumtur, natyrisht. Ndjej që kam ndihmuar ekipin, por ky çmim është për gjithë skuadrën, sepse është puna e të gjithëve në këtë sezon”,  shprehet ajo. /Albinfo.ch

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here