Itali: Mërgimtari me inteligjencë të lartë, dy vjet shkollore në një të vetme

0

 

Kristjan Leskaj, një storie suksesi, që është bërë së fundmi kryefjalë e mediave italiane

Kristjan Leskaj është i riu shqiptar që është bërë së fundmi kryefjalë e mediave italiane, transmeton albinfo.ch.

Ai lshtë mërgimtari që ka pak vite që jeton në Savona të Italisë dhe ka arritur të shkëlqejë me rezultate të larta në mësime. Për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Kristjan tregoi se vitin e katërt dhe të pestin i ka bërë në një të vetëm, pasi kishte rezultate të larta.

“Kur erdha këtu, muajin e parë dhe të dytë kisha pak vështirësi dhe u regjistrova në vitin e parë për gjuhën si dhe për të ecur pak me mësime. Në dhjetor të atij viti kalova në vit të dytë dhe me më pas kam bërë vitin e tretë normalisht. Të katërtin dhe të pestin i kam bërë në një”, tregoi Kristjan për abc.

Po ashtu ai tregoi se ka pasur një mbështetje të jashtëzakonshme dhe nga stafi i shkollës. “Me të gjithë kam pasur raporte të mira, ndërsa drejtoresha e dinte dhe situatën. Kur e pa dhe rezultatin, është munduar të më gjejë një vend pune në Torino, ku do të vazhdoja universitetin. Jam pritur goxha mirë dhe ishin mahnitur, sepse po bëja dy vjet njëkohësisht dhe për shkak të rezultateve”, tha i riu shqiptar.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here