Drita debuton me fitore në Conference League, humbet Llapi

0

 

FC Drita ka debutuar me fitore në Conference League, duke mundur Deçiqin, me rezultat 2-1, sonte në ‘Fadil Vokrri’.

Ishte skuadra mysafire e para e cila kalojë në epërsi përmes Camaj (3’).

Por, Drita u këndell shpejtë duke barazuar përmes Almir Ajzeraj (11′), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, “Intelektualët” ishin më kërkues dhe në fund ia dolën të fitojnë.

Ishte Marko Simonovski që realizoi golin e fitores nga afërsia (79′), rezultat me të cilin u mbyll ndeshja.

Ndërkohë, ndeshja kthyese zhvillohet në javën e ardhshme.

Ndërkohë, Llapi e ka nisur me humbje aventurën në Conference League, duke pësuar disfate nga Shkupi, me rezultat 2-0.

Ndeshja ishte e baraspeshuar me Shkupin që ishte me kërkuese, duke shënuar dy gola. Fillimisht Markoski realizoi golin e parë në ndeshje në minutën e 36-të.

Derisa pritej që ndeshja të mbyllej me rezultat minimal, në skenë doli Rëatubyaye që shënoi golin e dytë dhe i vështirësoi punët Llapit për kualifikim.

Ndeshja kthyese zhvillohet javën tjetër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here