Ibrahimi: AKR, Dega në Gjilan, do të jetë adresa më e besueshme për qytetarin gjilanas në zgjedhjet lokale

0
“Në vazhdën e takimeve të rregullta me Kryesinë si dhe Strukturat tjera të Degës, jemi të unifikuar, në qëndrim njëzëri që t’a nxjerrim listën më reprezentative me njerëzit ma kredibil, më të përgaditur profesionalisht të kandidatëve për kuvendin komunal në Gjilan”, ka thënë sot, Arianit Ibrahimi, Koordinatori i AKR Dega në Gjilan.
Tutje ka thënë se ky subjekt politik ka potencialin e duhur përbrenda për të nxjerrë përfaqësuesit më të denjë për Kuvendin Komunal, që do të dijnë të inicojnë shumë projekte në të mirë të qytetarit gjilanas dhe që do të jenë zë i fuqishëm i shqetësimeve, halleve, problematikave me të cilat ballafaqohen ata në përditshmërinë e tyre, dhe se asnjëher s’do të heshtin ndaj çdo parregullsie që është në dëm të interesit publik për qytetin tonë.
“AKR, me në krye Presidentin Behgjet Pacolli, gjithnjë përgjatë gjithë veprimtarisë në politikë ka paraqitur programin ekonomik si e vetmja rrugë që duhet ndjekur për një mirëqenie më të mirë për qytetarët tanë, e mos të vijm në ditët që kemi ardhë që të vetmën zgjidhje një i ri e sheh emigrimin në vendet perëndimore. Në bashkpunim edhe me Presidentin Behgjet Pacolli për këto zgjedhje lokale do të dalëm edhe me një Platformë se çka ofron AKR për Gjilanin. Këtë do t’a paraqesim përmes aktivistëve tanë sipas departamenteve që i udhëheqin, në politikbërjen tonë nuk do të jemi vetëm kritikues pa ofruar alternativa për dhe se si do t’i zgjidhnim ne ato probleme po të ishim në ekzekutiv”, ka theksuar Ibrahimi.
Sipas tij, AKR, Dega në Gjilan do ti ketë dyert e hapura për të gjjthë qytetarët e saj pa dallim.
“Ne do të bashkëpunojmë ngusht edhe me shoqërinë civile, do t’i japim mundësinë që të jenë të përfaqësuar edhe ata në listën tonë, bëjmë thirrje tek të gjithë të rinjët e interesuar që duan të mirren me aktivitete politike të na bashkangjiten e të rrugëtojmë së bashku si një familje, tha koordinatori i AKR Dega në Gjilan, Arianit Ibrahimi./GJILANI INFO/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here