Në Kosovë, rriten kërkesat për kredi

0

 

Në periudhën janar-prill 2021, janë dhënë 500 milionë euro kredi në Kosovë apo 67.1 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa normat e interesit në muajin maj të këtij viti, sipas BQK-së, ishin 6.12 ndërsa, kanë rënë në 6%. Sipas Aleancës Kosovare të Biznesit, këto norma janë edhe më të larta. Megjithëkëtë, e vetmja alternativë financiare për biznese në kohë pandemie mbesin këto banka.

Nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, konsiderojnë se normat e interesit për kredi po vazhdojnë të jenë të larta në vend.

Megjithëkëtë bankat mbesin mbështetësit kryesorë financiarë për bizneset dhe qytetarët në këtë kohë krize.

Kështu tha për Radio Kosovën kryetari i AKB-së, Agim Shahini, i cili tha se përkundër që janë rritur kërkesat për kredi në këto kohë,  normat e interesit janë ende të larta.

“Duke pasur parasysh se në të gjitha vendet ka pasur programe për rimëkëmbje ekonomike, mbështetje, subvencionime dhe zhvillim të bizneseve që kanë humbur fuqinë gjatë pandemisë, në Kosovë kjo nuk ka ndodhur. Bizneset dhe qytetarët e vendit kanë  pasur një alternativë të vetme që t’u drejtohen bankave komerciale, për të cilat ka vërejte për norma të larta të interesit. Por e vetmja alternativë për t’i përkrahur bizneset dhe qytetarët financiarisht janë bankat komerciale”, tha ai.

Derisa bëri të ditur se në vendet e tjera normat e interesit sillen nga 1 deri në 3 %,  Shahini konsideron se në Kosovë janë shumë të larta.

“Derisa në vende të tjera normat e interesit janë nga 1` deri në 3 për qind, në Kosovë kapin shifrën nga 6 deri në 10 për qind”.

Shahini shtoi se qeveria duhet të bëjë trysni në Bankën Qendrore të Kosovës që të ulen këto norma interesi të kredive, në mënyrë që të mbështetet ekonomia e vendit për të tejkaluar krizën pandemike.

Ndërsa zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës, Kushtrim Ahmeti, në një përgjigje me shkrim për Radio Kosovën tha se normat e interesit në kredi, vazhduan trendin e rënies, duke zbritur në 6.0 % në muajin maj nga 6.12% sa ishin në muajin prill të këtij viti, gjë që, sipas BQK-së, tregon për lehtësim të vazhdueshëm të qasjes në financim bankar.

Ahmeti bëri të ditur se vlera totale e kredive të reja të dhëna në periudhën janar-prill 2021, është 500 milionë euro apo 67.1 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ku vlera totale e kredive ishte 431.8 milionë euro.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here