Lendita Musliu, kandidate për Bundestagun gjerman

0

 

Kandidate me “Partinë e Gjelbërt” në zgjedhjet e ardhshme për Bundestagun gjerman Lendita Musliu është një profesioniste shqiptare e rritur dhe arsimuar në Mynih të Gjermanisë.

Lendita është diplomuar në shkenca juridike dhe ekonomike, si dhe ka zgjedhur të aktivizohet në jetën politike të vendit ku jeton.

Musliu do të jetë kandidate me “Partinë e Gjelbërt” në zgjedhjet e ardhshme për Bundestagun gjerman.

Në një intervistë ajo tregon rreth platformës së saj politike, formimit profesional dhe përfaqësimit të shqiptarëve në skenën politike gjermane.

“Shqiptarët janë një faktor shumë i rëndësishëm jo vetëm në Mynih, por në gjithë Bavarinë. Votuesit shqiptarë pritet të bëjnë një diferencë të madhe në këto zgjedhje”, shprehet ajo për gazetën Dielli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here