Letërsia është pasuri

0

 

Ç’është letërsia?

Mund t’ju jepja një përgjigje poetike: “Për të mos vdekur”. Por, është false, sepse, edhe nëse nuk do të kisha zgjedhur letërsinë, unë do të vazhdoja të isha gjallë dhe ndoshta me shëndet më të mirë. Letërsia në thelb më ka shërbyer për të lexuar. Në momentin që vendosa të jem shkrimtar, iu futa leximit. Dhe, falë letërsisë kam mundur të lexoj libra të mrekullueshëm, të pabesueshëm. Ishte si të kisha gjetur thesare. Dhe, në jetën time, e cila ka qenë mjaft nomade dhe në disa raste jashtëzakonisht e varfër, leximi ka kompensuar atë varfëri dhe ka qenë sovraniteti im, eleganca ime. Mund të ndodhesha në çdo situatë dhe nëse lexoja Horacion, për shembull, ai që ishte duke jetuar përtej mundësive të tij, isha unë, gjithmonë. Letërsia më ka dhënë pasuri. Është pasuri.

Letërsia nuk bëhet vetëm me fjalë. Borhes thotë se ka autorë të papërkthyeshëm. Mendoj se e ka fjalën për Kevedon (Quevedo)*. Mund t’i shtohet edhe Garsia Lorka ose edhe të tjerë. Pavarësisht kësaj, një vepër si Don Kishoti mund ta përballonte edhe përkthyesi më i keq. Për më tepër, ajo mund të përballojë edhe gjymtimin, edhe humbjen e faqeve të shumta. Edhe një përkthim i keq, jo i plotë dhe që e ka dëmtuar këtë vepër, pra edhe një version i tillë i Don Kishotit mund t’i thotë shumë një kinezi apo një afrikani. Ja pra, pa asnjë dyshim, kjo është letërsi. Ndoshta letërsia gjatë rrugës humbet shumë gjëra. Sigurisht, por mbase ky ishte fati i saj. Por, gjithsesi, diçka do të arrijë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here