Galatasaray me ofertë konkrete për Shaqirin

0

 

Xherdan Shaqiri po merr vëmendje pas paraqitjes së tij në Kampionatin Evropian.

Sipas gazetës turke, Fotomaç, skuadra e Galatasarayt është gati të bëjë një ofertë për Xherdan Shaqirin pasi ky i fundit është në listën e të preferuarve të trajnerit Fatih Terim.

Shaqiri mahniti me formën e tij në “Euro 2020”, vlera e tij vlerësohet të jetë afro 12 milionë euro dhe skuadra nga Stambolli ka nisur punën për ofertën e parë.

Sipas artikullit, menaxhmenti i Galatasarayt po mendon të bëjë një ofertë prej shtatë milionë eurosh Liverpoolit, pasi Shaqiri ka vetëm një vit kontratë me “The Reds”.

Përfaqësuesit e Shaqirit dhe të Galatasarayt janë takuar në javët e fundit disa herë dhe marrëveshja personale nuk është larg, tani mbetet vetëm të dërgohet oferta zyrtare në drejtim të Liverpoolit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here