Përfundon renovimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Karaçevë

0

 

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me drejtorin e Humanity First për Ballkan, Zubair Khalil, koordinatorin e kësaj organizate për Kosovë, Jinahuddin Saif, u.d drejtorin e Qendrës Kryesore Familjare në Kamenicë, Besim Beqiraj, si dhe zyrtarë të tjerë komunal bënë përurimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Karaçevë.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se bashkë me bashkëpunëtorët po bëjnë të pumundurën për përmirësimin e kushteve infrastrukturore në institucionet e shëndetësisë dhe arsimit.

“Pas renovimit dhe invetarizimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Karaçevë, sot bëmë përurimin bashkë me drejtorin e Humanity First për Ballkan, Zubair Khalil, koordinatorin e kësaj organizate për Kosovë, Jinahuddin Saif, si dhe kolegët nga komuna. Me bashkëpunëtorët tanë po bëjmë të pamundurën për përmirësimin e kushteve infrastrukturore, në institucionet shëndetësore dhe arsimore”, tha ai.

Kastrati shtoi se gjithashtu vizituan edhe shkollën fillore “Rexhep Mala”, ku bashkërisht financuan laboratorin dhe kabinetin e IT teknologjisë.

“Gjithashtu, vizituam edhe shkollën fillore “Rexhep Mala”, në Topanicë, ku bashkërisht financuam në laboratorin dhe kabinetin e IT teknologjisë. Falënderoj shumë Premtim Fazliun për kontributin dhe angazhimin në këto dy projekte tejet të rëndësishme, si dhe Humanity First për bashkëpunimin”, shtoi Kastrati.

Ky projekt për renovimin dhe riinvetarizimin e QMF-së në fshatin Karaçevë ka kushtuar afër nëntë mijë euro./GJILANI INFO/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here