Bislimi, asgjë në koordinim me administratën e Bidenit

0

 

Shkruan: Faton Abdullahu

Nëse lexohen me vëmendje kushtet të cilat i listojë zëvendëskryeministri i Kosovës, z. Bislimi në postimin e tij në “Facebook” mbi dialogun me Serbinë, përfundimi përmbledhtazi është se kjo qeveri do të dialogojë me Serbinë vetëm nëse që më parë Serbia de facto e njeh Kosovën dhe kur asnjë nga pesë shtetet në Evropë nuk e konteston Kosovën shtet.  Ja më konkretisht çfarë thotë z. Bislimi në këtë drejtim:

… po ashtu kam shtuar se vetëm atëherë kur në Kosovë të mos funksionojë asnjë strukturë paralele serbe; kur nuk do ketë financim ilegal nga Serbia dhe kur askush në Evropë të mos e kontestojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, mund të ulemi dhe diskutojmë seriozisht për modalitetet më të përshtatshme për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të minoriteteve…

Ok. Por si do të detyrohen ta bëjnë këtë Serbia dhe Evropa. Kush do t’i shtyjë ato ta bëjnë një gjë të tillë që nuk e kanë bërë deri sot. Si të shtyhet Serbia të heq dorë nga involvimi në veri të Kosovës dhe si të detyrohen pesë shtetet e Evropës të na njohin. Nëse jo me dialog atëherë duhet të ekzistoj një mundësi tjetër. Për këtë duhet të ketë menduar Qeveria Kurti.

 

Apo ajo është aq e fortë sa që thjeshtë mund të refuzoj dialogun dhe askush s’mund ta shtyj që të dialogojë me Serbinë. Kjo pyetje na qon tek përfundimi se duhet një plan B për këtë qasje përndryshe çdo gjë duket me shumë se nonsens. Apo do të ndodh diçka tjetër.

P.sh. që Qeveria Kurti (dhe kjo është aq reale sa kushtet e Bislimit) të ndikoj në Luginën e Preshevës. Të ndikoj ashtu që Qeveria Kurti të krijoj dhe financoj  struktura paralele shqiptare në Luginë dhe të shtyjë së paku pesë shtete të Evropës ta çnjohin Serbinë.

Dhe vetëm pas kësaj të filloj dialogu i të barabartëve. A janë këto nonsense politike ? Patjetër që po. Por këto politika tashmë zyrtare të Kosovës nuk po vijnë nga refuzimi i dialogut që po e bënë Qeveria Kurti. Jo. Këto po determinohen tash sa kohë nga mos koordinimi i ideve, propozimeve dhe politikave të kësaj qeverie me administratën e Bidenit.

Qeveria Kurti po e fut përnjëmend Kosovën në një epokë të re ku, ShBA-të nuk janë ato që ishin që nga paslufta – partnere kryesore të Kosovës sidomos në raport me Serbinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here