Gërxhaliu: Kontributi i diasporës i pazëvendësueshëm

0

 

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, tha se diaspora ka luajtur të rëndësishëm në mbajtjen e Kosovës.

“Për shumë vite dispora e Kosovës, pati rol në Kosovë, sot ajo na lidh me botën, “, tha ai.

Sipas tij diaspora nuk duhet shikuar vetëm për para.

“Mërgimtarët tanë dërgojnë miliarda euro për mbajtjen e familjeve në Kosovë, por tani është koha që diaspora të investojë në Kosovë, të sjellë kapitalin këtu në Kosovë në atdheun e tyre, “, tha Gërxhaliu  në aktivitetin e organizuar nga organizata Germin dhe Komuna e Vushtrisë “Invest in Vushtria’.

Gërxhaliu deklaroi se remitancat që vetëm për një vit janë mbi një miliardë euro, janë dëshmi i dashurisë për Kosovën.

Gërxhaliu: Ky vit është rekord i remitencave bashkë me vitin 2020

“Ky vit është rekord i remitencave bashkë me vitin 2020. Por, duhet të pranohet e vërteta që kontributi i diasporës është pothuajse tre-fishi që evidentohet në transaksionet bankare dhe financiare. Në qoftë se në Parlamentin e Kosovës votohet një buxhet prej 2 miliardë e 430 milionë euro, bindeniqë diaspora kontribuon minimum me po aq buxhet për të ndihmuar Kosovën. Ajo cfarë është më shqetësuese është fakti që nuk e meriton ndjersa e pastër e diasporës që të jetë gjykuar paraprakisht për tu shpenzuar në konsum. Duhet një qasje e re, të ndryshohet qasja dhe të mos pyetet gjithmonë “Çka diaspora dhe sa kontribuoj për Kosovën?”, ka thënë Gërxhaliu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here