Shkrimi letrar është trajta më e kristalizuar e gjuhës

0

 

Intervistë me poetin dhe kritikun Shaip Beqiri

Bisedoi: Bujar Salihu

 Vitin që sapo shkoi është dashur të shënohej 50-vjetori i krijimtarisë suaj letrare, e cila nga kritika është cilësuar shumë e veçantë. A mund ta përmblidhni me pak fjalë se cili ka qenë përkushtimi juaj, vokacioni apo elementi përcaktues që e ka ngjizur kaq suksesshëm, shpesh edhe në heshtje të plotë, krijimtarinë tuaj gjysmëshekullore?

Këtë farë përvjetori ma përkujtuan dy institucione me të cilët lidhet fillimi i udhëtimit tim letrar: Jeta e re dhe Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës. Drejtori i revistës së famshme, D. Topalli dhe kryeredaktori A. Gashi më kërkuan falje që kishte rënë nga shtypi një pjesë e zgjedhur nga vepra ime në numrin e 70-vjetorit të revistës, për ç’gjë as që e dija, prandaj kërkonin me ngulm t’u dërgoja diçka për numrin vijues. Ua dërgova një cikël poezish që përshkon tërë veprën time poetike të mbi­quajtur: Lasgushiana. Soneti që i printe këtij cikli mban datën: Kallnor 1970, kurse rondeli që mbyllte atë: Kallnor 2020. Ishte një rastësi që më nemiti. Kjo habitje u bë e plotë kur kuptova vendimin e kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës që për vitin e kaluar më jepte Çmimin Esad Mekuli. Çuditërisht pothuaj çdo gjë e këtij jubileu tim u lidh me bardin tonë të madh, i cili ishte redaktori im i parë dhe mësuesi im i përhershëm në punën profesionale të redaktimit.

Tashmë kam hyrë në dhjetëvjetëshin e gjashtë të këtij kalen­dari kur, po ashtu, kam ndër duar librin tim të gjashtë të poezisë Zgavrat e zhymta. Të them që unë në të vërtetë shkruaj shumë, por ndonjëherë hedh edhe më shumë, s’do të thosha ndonjë gjë të re. Unë kam tjetër dioptri për sasinë, për vëllimin etj. Por të bësh afër 300 poezi, qoftë edhe për më se një gjysmë shekulli, mendoj se nuk është një vëllim i vogël.

Cilët ishin librat dhe shkrimtarët që ju ‘provokuan’ duke ju tërhequr që t’i përkushtoheni letërsisë përgjithnjë. Do të ishte me interes për lexuesit tanë të dinë më shumë për cytjet e motivimet kyçe që keni pasur në udhën tuaj krijuese dhe nga kjo largesë kohe të mund ta veçonit qoftë edhe një çast të vetëm dhe të thoni se cili ishte fillimi juaj, apo mos kishte ai çast ndonjë gjë të magjishme, të pashpjegue­shme?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here