Florian Markut vs Maxim Prodan, shtyhet meçi

0

 

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka njoftuar që meçi i tij i paraparë të zhvillohej me shtatë gusht ndaj Maxim Prodan është shtyrë.

Marku përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook bëri të ditur lajmin për shtyrjen e meçit.

Ai theksoi se arsyeja e shtyrjes është një lëndim që ka pësuar së fundmi, gjë që do t’ia pamundësojë atij të jetë i aftë për tu përballur me Prodan.

Marku theksoi se meçi ndaj Prodan do të zhvilohet me gjasë në muajin shtator dhe për këtë do të njoftojë ai vet për datën e saktë.

Postimi i plotë i Markut:

Për të gjithë ndjekesit e mi,  jam shumë i merzitur tju njoftoj se lufta ime me prodan duhet të shtyhet për shkak të një dëmtimi që kam pësuar, megjithatë unë do të kthehem në stërvitje shumë shpejt dhe do jem i gatshëm për të luftuar Prodan në shtator ekipi im S-JAM Boxing dhe Eddie Hearn po punojnë për një datë të re për shtatorin dhe shpresoj t’ju jap lajme javën e ardhshme. Faleminderit për të gjithë mbështetjen tuaj #TeamMarku.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here