KPF i rekomandon për Kuvend katër raporte, pritet debat i gjerë në seancë

0

 

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), në mbledhjen e sotme, e cila është mbajtur nën kryesimin e Shpresa Kurteshit-Eminit, ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend Komunal raportin e Kryetarit të Komunës për periudhën janar-qershor 2021, raportin financiar për periudhën janar-qershor 2021, raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të

Komunës së Gjilanit për vitin 2020 si dh raportin vjetor janar-dhjetor 2020 të Komisionit Komunal të Aksionarit të NPL “Stacioni i Autobusëve”.

Në raportin e kryetarit, nënvizohen sukseset dhe sfidat e këtij 6-mujori, në kushtet e pandemisë, ku megjithatë janë arritur rezultate inkurajuese dhe veçmas gëzon fakti që qytetarët u janë përgjigjur mirë obligimeve të tyre, veçmas tatimit në pronë.

Raportet janë rekomanduar pa asnjë diskutim, ndërkohë që, siç ka thënë kryesuesja Kurteshi-Emini, një debat i gjerë për këto pika pritet të zhvillohet në seancën e Kuvendit Komunal, e cila pritet të mbahet nga fundi i muajit./GJILANI INFO/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here