Për herë të parë në Kosovë, unazohen dy zogjë të Lejlekut të Zi në Kamenicë

0

Fotografët e Botës së Egër nga komuna jonë Arian Mavriqi e Besnik Jakupi, sot kanë unazuar dy zogjë të vegjël të Lejlekut të Zi në Kamenicë, që sipas tyre po ndodhë për herë të parë në Kosovë, e gjithë trojet shqiptare.

Mavriqi e Jakupi këto unazime i bënë në bashkëpunim me profesorin Qenan Maxhuni nga MMPH, i cili këto unaza i kishte dhuratë nga kolegët e tij gjerman, por të njëjtat i dhuroi për këtë rast.

“Kemi shkruar një faqe të re të historisë. Këta zogjë nga sot do mbajnë unazat, shifrat e të cilave bëjnë identifikimin se këta lejlekë janë të Kamenicës e Kosovës. Falënderoj nga zemra kryetarin Qëndron Kastratin për mbështetjen që na e jep vazhdimisht dhe MMPH-në.

Gjithashtu falënderoj profesor Maxhunin që ishte sot me ne.”, tha Mavriqi.

Sipas tij, vitin tjetër do t’u vendosen GPS dhe kamera, për të parë shtegtimin e tyre./GJILANI INFO/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here