Komuna e Vitisë del në teren për të vlerësuar dëmet të shkaktuar nga moti i ligë

0

 

Pas reshjeve të mëdha të shiut por edhe të breshrit që ka përfshirë disa pjesë të komunës së Vitisë, kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti ka formuar komisionin për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore në kuadër të Drejtorinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Viti me qëllim që në teren për të bëjnë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i ligë në kulturat e ndryshme bujqësore.

Me këtë rast sot zyrtarët komunal nga drejtoria e bujqësisë në krye me drejtoreshën, Arlinda Sahiti, kanë dalë në teren për të parë nga afër dëmet që janë shkaktuar nga shiu dhe breshëri në kultura e ndryshme bujqësore në disa pjesë të kësaj komune.

“Me nismën e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti është formuar komisioni përkatës që të bëjë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga moti që ka mbretëruar të ditët e fundit.

Fatkeqësisht kemi dëme të konsiderueshme dhe komisioni përkatës do të bëjë evidentimin e tyre dhe do të dërgoj raportet përkatëse në organet kompetent me qëllim që të kërkohet kompensimin i dëmeve, të cilat u janë shkaktuar fermerëve vitias”, u shpreh drejtoresha Sahiti./GJILANI INFO/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here