Është gjetur pa shenja jete një femër në Gjilan

0

 

“Sot rreth orës 03:50 të mëngjesit, Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar informatën përmes së cilës është thënë se në rrugën “Raif Halimi “, përkatësisht në pjesën e pasme të njërës nga ndërtesat në këtë rrugë është vërejtur një trup i personit të gjinisë femërore”, ka njoftuar togeri Ismet Hashani, zëdhënës i policisë nga Rajoni i Gjilanit.

Sipas tij, Njësitet policore nga stacioni policor i Gjilanit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes, kurse më pas nga familjarët është identifikuar se bëhet fjalë për A. N. (1977) femër shtetase e Kosovës, që ishte duke banuar në katin e pestë të ndërtesës në këtë rrugë.

“Dyshimet fillestare janë se e njëjta ka rënë nga ballkoni i banesës së saj ku ishte duke jetuar”, thuhet në komunikatën e policisë .

Hashani ka thënë se në vendngjarje ka prezantuar shërbimi Emergjent (ndihma e parë ) ku nga mjeku kujdestar i kësaj njësie është konstatuar vdekja. Aty ka prezantuar edhe prokurori i shtetit për “Krime  të Rënda”, njësitet e hetimeve dhe forenzikës rajonale .

Sipas tij prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Rrethanat dhe motivet se si ka ndodhë ky rast i rëndë ende nuk dihen. Rasti për momentin është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe hetimet e mëtejme janë duke i udhëheq Policia e Kosovës njësitet e hetimeve Rajonale në koordinim me Prokurorin e shtetit”, thuhet nga zëdhënësi Hashani. /GJILANI INFO/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here