Përfundon Turniri Tradicional “Rogana” në Kamenicë

0

 

Në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës 2021”, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka organizuar edhe finalen e Turnirit Tradicional “Rogana”. Ndeshja finale u luajt nga ekipet “Florim Rushiti” nga Medvegja, si dhe ekipa nga Rainca, me ç’rast ekipa nga Medvegja triumfoi me rezultat 2:1.

Të pranishëm në këtë turnir ishin:Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, organizatori i këtij turniri, Hetem Geci, drejtori i DKRS-së, Arianit Ibrahmi, si dhe qytetarë të shumtë.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se në finalen e mbrëmshme ishte një atmosferë e jashtëzakonshme e krijuar nga sportdashësit e futbollit.

“Atmosferë e jashtëzakonshme mbrëmë në finalen e Turnirit Tradicional “Rogana”. Pas ca viteve, ky turnir u rikthye përsëri, për t’i bërë bashkë sportdashësit e futbollit, e ekipet nga vende të ndryshme. Ekipi “Florim Rushiti” nga Medvegja, triumfoi me rezultat 2:1, ndaj ekipit nga Rainca. Në kuadër të organizimit “Java e Diasporës”, nga DKRS, përjetuam emocione nga kjo finale, për çka e falënderoj dhe drejtorin Arianit Ibrahimin për punën e jashtëzakonshme. Faleminderit pjesëmarrësve, qytetarëve, e gjithë ekipit organizativ”, tha ai.

Kastrati gjithashtu së bashku me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, si dhe organizatorin e këtij turniri ndan medaljet dhe kupat për ekipet fituese të këtij turniri.

“Pata kënaqësinë që së bashku me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, organizatorin e këtij turniri Hetem Geci, e bashkëpunëtorë të shumtë, të ndajmë medaljet dhe kupën për ekipin kampion dhe nënkampion të këtij eventi”, shtoi Kastrati.

Gjithashtu gjatë manifestimit “Ditët e Diasporës 2021”, u organizua edhe ecje në fshatin Meshinë- “Ta njohim Trashëgimin”, ku pjesëmarrës ishin shumë qytetarë që vizituan objektet e vjetra të këtij fshati si mullinjë, shtëpi, shtalla dhe xhami.

Manifestimi “Ditët e Diasporës 2021”, do të vazhdoj edhe në ditët në vazhdim me disa aktivitete./Gjilani Info/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here