Uilliam Gregory dhe Uilson Kokalari, dy profesionistë me origjinë shqiptare, në “NASA”

0

 

Uilliam Gregory dhe Uilson Kokalari janë dy profesionistë me origjinë shqiptare, të cilët kanë punuar për “NASA” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton albinfo.ch.

Thuhet se Gregory lindi më 14 maj 1957 në Nju-Jork dhe ushtroi profesionin e tij si pilot dhe astronaut.

Ai u diplomua në vitin 1980 për Shkenca Teknike pranë Forcave ajrore të SHBA-së dhe gradën magjistër për Inxhinieri Mekanike e mori nga Universiteti Kolumbia.

Ndërsa Kokalari lindi më 21 dhjetor 1935 në Gjirokastër dhe ishte vetëm një vjeç kur familja e tij emigroi në SHBA, transmeton tutje albinfo.ch.

Ai ishte mjaft i apasionuar pas inxhienerisë, u përfshi në punën teknologjike dhe inxhienerike që përgatiti fluturimet e programit të suksesshëm “Apollo”. /Albonfo.ch.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here