Në qytetin e Vitisë është mbajtur “Streetball Vitia”

0

 

Në kuadër të aktiviteteve të shumta që janë organizuar për nderë të ditëve të diasporës, është mbajtur sot edicioni i tretë i “Streetball Vitia” nga Klubi i Basketbollit “Vitia”, e që ka bashkuar shumë sportist dhe adhurues të basketbollit.

Nënkryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka përgëzuar sportistët dhe i’u ka uruar suksese.

Ai tha se dalëngadalë po përmbyllen edhe “Ditët e Diasporës”, të cilët janë shtylla e zhvillimit ekonomik në komunën e Vitisë.

Ndërsa drejtori për Kulturë Rini dhe Sport, Milot Lala, ka falënderuar basketbollistët për punën, vullnetin dhe energjinë. Poashtu ai bëri të ditur që aktualisht në Viti, janë 8 klube, prej tyre 6 klube të meshkujve dhe 2 klube të femrave.

Edhe trajneri I këtij klubit, Nehat Rexhepi dhe kryetari i klubit Blend Haxhiu, kanë bërë të ditur që Klubi i basketbollit “Vitia” do të garojë në ligën e dytë.

Gjitahstu ata kanë falënderuar institucionet komunale për mbështetjen e vazhdueshme. Ky aktivitet është organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të komunës, Sokol Haliti dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti./Gjilani Info/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here