Gjilani transferon super sulmuesin Blerim Krasniqin

0

 

KF Gjilani ka vazhduar me transferime.

Gjilani po vazhdon me përforcimin e skuadrës në prag të fillimit të sezonit të ri.

Së fundmi gjilanasit kanë shtuar në radhët e tyre Blerim Krasniqin.

Krasniqi luan në pozitën e sulmuesit qendror dhe vjen nga skuadra e Teutës.

25-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 40 paraqitje me ekipin shqiptar në të gjitha garat, duke realizuar pesë gola dhe tre asistime.

Lajmin për transferimin e sulmuesit e ka bërë të ditur vetë klubi i Gjilanit përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here