Policia e Kosovës dhe Inspektorati Komunal në Kamenicë, nisin fushatën vetdijësuese për parandalimin e zjarreve

0

 

Komandanti i Stacionit Policor Kamenicë Florim Klaiqi dhe Njësitet Sektoriale të PK-së, së bashku me Inspektorin Komunal për parandalimin e zjarreve, Naser Vllasin, kanë vazhduar me fushatë vetdijësuese për parandalimin e zjarreve.

Ata kanë takuar edhe kryetarin e Bashkësisë Islame në Kamenicë për ta njoftuar me këtë fushatë, si dhe kanë kërkuar t’u bashkangjiten kësaj nisme.

Kryeimami në Komunën e Kamenicës ka theksuar se ligjërata e parë e para faljes së xhumasë, do t’i kushtohet thirrjes për parandalimin e zjarreve.

Policia e Inspektorati, takimet i kanë vazhduar edhe me anëtarët e KLSP-ve, hoxhallarë e sigurisht edhe drejtpërdrejt me banorë nga lokalitete të ndryshme.

Mes tjerash ata u kanë sqaruar se kushdo që ndez zjarre qëllimshëm, apo edhe nga pakujdesia, përgjegjësia është e njëjtë dhe do të ndëshkohen sipas legjislacionit në fuqi.

Lusim qytetarët për kujdes të shtuar./Gjilani Info/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here