Komuna e Preshevës, pas shumë vitesh shpallë konkurs për të gjitha mediat, për bashkëfinancim të projekteve në sferën e informimit publik

0

 

Kanë kaluar vite që, mediat në Komunë të Preshevës, nuk kishin mundësi të përfitonin mjete nga buxheti i komunës së Preshevës, pos disa “portaleve”, përmes konkurseve për finansimin e mediave.

Ditë më parë, në opinionin publik u plasuan dezinformata nga më të ndryshmet, nga “portale” dhe individ të ndryshëm, se Komuna e Preshevës paska shpallë konkursin për media dhe se të njejtin po e fshihkan, e që rezultoi se këto shkrime ishim tendencioze, qëllimkeqe dhe dezinformata.

Kjo u vërtetua nga vetë organi komunal, Drejtorati për veprimtari shoqërore, i cili KONKURSIN PËR BASHKËFINANCIM TË PROJEKTEVE NË SFERËN E INFORMIMIT PUBLIK e bëri publik në faqen zyrtare të Komunës së Preshevës (www.presevo.rs), në tabelën për shpallje në ndërtesën e Komunës si dhe në gazetën zyrtare.

Në këtë mënyrë zyrtarisht, por njëkohësisht edhe publikisht, ashtu siç edhe kërkohet me ligj, Komuna e Preshevës ka ka shpallë konkursin për bashkëfinancimin e projekteve në realizimin e interesit publik në fushën e informimit publik në teritorin e Komunës së Preshevës, për vitin 2021.

Konkursi, siç edhe mund të shihet në këtë publikim, është i hapur prej 25 gushtit 2021 ndërsa afati i fundit për dorëzim të projekteve është data 09 shtator 2021.
Mjetet e parapara për projekte janë në shumën prej 4.000.000,00 dinarëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here