Shqipëria nis 3500 libra shqip për diasporën

0

 

Tekstet shkollore ndahen falas për fëmijët shqiptarë në diasporë

Ministria shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme ka nisur kontigjentin për shpërndarjen e rreth 3500 teksteve mësimore për shkollat shqipe në diasporë, përkatësisht në Athinë, Selanik, Berlin, Mynih, Bernë dhe Bruksel.

Për të tretin vit radhazi kjo ministri në bashkëpunim me Qendrën e Botimeve për Diasporën u ofrojnë nxënësve shqiptarë në diasporë libra shqip me qëllim të ruajtjes së gjuhës dhe identitetit shqiptar.

 

“Brenda këtij muaji do të shpërndahen mbi 12 mijë tekste shkollore për nxënësit dhe mësuesit e shkollave shqipe, në 22 vende të botës. Shpresë se në të ardhmen e afërt këto shkolla do të shtohen dhe zgjerohen”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here