Superliga e Kosovës rikthehet sot me tri ndeshje tejet interesante

0

 

Elita e futbollit kosovar rikthehet sot në akison pas pushimit dy javor për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

Në program sot janë tri ndeshje derisa vëmendja do të jetë në Skenderaj e Malishevë.

Një ndeshje e zjarrtë zhvillohet edhe në “Bajram Aliu” e ku takohen Drenica me Prishtinën. Dy skuadrat kanë sjellur gjithmonë rivalitet në fushë dhe përqëndrimi pritet të jetë në të dy taboret për të marrë pikët maksimale.

Në anë  tjetër stadiumi “Liman Gegaj” do ta mirëpres takimin ndërmjet Malishevës dhe Dritës.

Takimi funidt është ai në Suharekë ku përballen Ballkani dhe Ulpiana. Portokallinjët të motivuar nga fitorja ndaj Prishtinës, kërkojnë të arkëtojnë tri pikët e radhës.

Të tre ndeshjet zhvillohen nga ora 16:00.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here