Qytetarëve të Komunës së Vitisë u bëhet thirrje për vaksinim

0

 

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Vitisë (KKMSH), u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen, si masë mbrojtëse nga virusi Covid-19.

Kryetari Sokol Haliti, i cili edhe kryeson këtë komitet, ka lavdëruar punën e madhe që po bëjnë ekipet e vaksinimit dhe mbarëvajtjen e këtij procesi, të administruar nga Shërbimi i Vaksinimit dhe të udhëhequr nga drejtoresha e QKMF-së, Dr. Vjollca Kadolli.

Haliti tha se gjendja epidemiologjike, po duket se ka një përmirësim, por megjithatë ai u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse në fuqi.

Sipas tij, të gjithë mekanizmat janë të mobilizuar për përmirësimin e situatës dhe po vazhdojnë punën me përgjegjësi të plotë./GJILANI INFO/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here