Mjeku shqiptar nga Florida, një rast i rrallë i humanizmit njerëzor

0

 

Ai, në vend të pushimeve, çdo vit kryen vizita mjekësore në vendlindje

Angjelin Shtjefni është një prej mjekëve të diplomuar në Shqipëri, që është larguar prej 25 vjetësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Florida, ku ushtron profesionin e mjekut të familjes.

Por, ndonëse i larguar prej çerek shekulli, Shtjefni asnjëherë nuk e ka harruar vendlindjen dhe bashkëfshatarët e tij, në Fishtë të Lezhës.

Për çdo vit ai vjen në periudhën e verës dhe, ndërsa të tjerët pushojnë në mal apo bregdet, Shtjefni kryen vizita falas për banorët e zonës së tij, transmeton A2, përcjell Albinfo.ch.

Një gjë të tillë bëri edhe këtë vit. Nga eksperienca e tij e krijuar ndër vite dhe vizitat që bën për bashkëfshatarët, mjeku tregon edhe nevojat që ka zona për mjek dhe mënyrën se si e presin banorët e zonës.

Shtjefni ka një këshillë edhe për mënyrën se si duhet vizituar dhe orientuar banorët për të pasur shëndet sa më të mirë dhe të jenë sa më aktivë: “Duhet të jenë të informuar për gjendjen e tyre shëndetësore dhe ushqimet që konsumojnë. Nuk duhet të jenë të varur vetëm nga medikamentet”.

Ilaçet falas është një tjetër shërbim që mjeku Angjelin Shtjefni kryen për banorët e vendlindjes së tij: “Marr informacion për pacientët me probleme ekonomike dhe mundohem t’i ndihmoj me ilaçet që u duhen”.

Edhe pas rikthimit në SHBA, Shtjefni vijon të mbajë kontakte me pacientët e tij në Fishtë, duke i ndihmuar me këshilla dhe medikamentet e nevojshme.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here