Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 12 aktakuza kundër 13 personave

0

 

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave.

E njejta Prokurori, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’. Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera).

Ajo ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Ndërkaq, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale: Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’, Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ dhe ‘’Deklarimet e rreme’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë tripor’’ dhe ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’. /GJILANI INFO/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here