Janë ngritur 31 aktakuza kundër 31 personave nga Prokuroria Themelore në Gjilan

0

 

Referuar raportit të Prokurorit të Shtetit për 24 orët e fundit, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale ‘’Vrasja e rëndë’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave, për këto vepra penale:

Njëzetepesë (25) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’./GJILANI INFO/ 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here