Të fundit
- Në “Vali Ranch Resort”, është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Njësisë Rajonale të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës- OHTK, në Gjilan. Ky Kuvend është hapur nga Armend Delijaj kryetar i Kuvendit të OHTK-së, i cili duke i falënderuar të gjithë për pjesëmarrjen ka prezantuar punën e Odës gjatë mandatit katër vjeçar. Kryetari i OHTK-së Hysen Sogojeva përgëzoi Njësinë Rajonale të Gjilanit për angazhimin e tyre duke u premtuar mbështetje të pakushtëzuar. Kuvendi i Njësisë Rajonale në Gjilan zgjodh, Adem Kastrati kryetar, .Arta Jakupi Mehmeti dhe Fatlum Selmani nënkryetarë. Nga ky kuvend u zgjodh edhe kryesia e kësaj Njësie. Nga kryesia e OHTK-së, duke u vlerësuar lartë puna dhe angazhimi i tij, është propozuar z. Fehmi Fetahi kryetar i OHTK-së për diasporë. Ashtu si Kuvendet e Njësive tjera Rajonale edhe ky kuvend e ka propozuar z.Hysen Sogojeva për pozitën kryetar i OHTK-së. Kuvendi propozoi edhe anëtarët e këshillit drejtues të OHTK-së si dhe delegatët për Kuvendin e OHTK-së nga NjR Gjilan. Ky Kuvend Zgjedhor është monitoruar nga Kryetari i OHTK-së Hysen V. Sogojeva, Kryetari i Kuvendit Armend Delijaj, drejtori ekzekutiv Sadik Gashi, sekretari Luan Bajramaj si dhe drejtori i Departamentit për Hoteleri dhe Gastronomi Mr. Sadik Maqedonci në emër të OHTK-së. Kuvendi Zgjedhor pas Pejës, Mitrovicës, Ferizajt, Prishtinës, Prizrenit, Gjilanit do të mbahet edhe në Gjakovë për t’i hapur kështu rrugë mbajtjes së Kuvendit qendror Zgjedhor në OHTK.
- Iu dha lamtumira e fundit doajenit të gazetarisë gjilanase, Hasan Bunjakut
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza për vepra të kundërligjshme
- Vetëm anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe BE ia shuan ëndrrat dhe iluzionet përgjithmonë Serbisë
- Talenti shqiptar shkëlqen me tre gola për Irlandën
- Poezi nga Shkëlzen Halimi
- Shqipja gjuha e dytë e huaj më e folur në Zvicër
- Me ftesë të komandantit të Ajovës, komandanti i FSK-së vizitë zyrtare në SHBA