Me rastin e shënimit të 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti për qytetarët e komunëssë Vitisë ka publikuar një mesazh urimi në të cilin thuhet:
“Të nderuar qytetarë të komunës së Vitisë, si kryetar i kësaj komune kam nderin që në emër të komunës sonë, të shpreh urimet më të përzemërta në 15 përvjetorin e shpalljes së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran. Shënimi i kësaj dite na bënë krenar për gjithë sakrificën e popullit, por njëkohësisht, kjo ditë na përkujton më të çmuarit e atdheut duke filluar nga njerëz të penës dhe pushkës që bënë çmos për lirinë e këtij vendi. Gjithashtu rikujtojmë edhe miqtë tanë aleat, të cilët ishin dhe mbeten përkrah popullit të Kosovës”! /GJILANI INFO/