Kosova ka pranuar gjatë muajit shkurt të këtij viti mbi 84.3 milionë euro remitenca nga diaspora. Këto të dhëna kanë dalë nga Banka Qendrore e Kosovës e cila parashikon që gjatë këtij viti të ketë rritje të remitencave për 6.7%, përcjell albinfo.ch.
“Remitencat gjatë vitit 2022 shënuan rritje prej 6.0% (17.7% rritje në 2021). Ky ngadalësim mund të jetë si rezultat i rritjes së ngadalësuar të aktivitetit ekonomik në Eurozonë, si dhe rritjes së inflacionit në vendet dërguese. Vlerësimet preliminare sugjerojnë për një rritje të remitencave prej 18.9% në janar 2023, përderisa parashikimet e BQK-së sugjerojnë rritje prej 6.7% për vitin 2023”, njofton BQK