Për tri ditë mbledh mbi 39 milionë dollarë

570

 

kulFilmi shumë i kritikuar i Bryan Singer-it ka arritur të mbledhë 39.35 milionë dollarë gjatë tri ditëve të shfaqjes së tij në shtetin me tregun e dytë më të madh të filmit. Filmi i kompanisë ‘The 20th Century Fox’, ‘X-Men: Days of Future Past’ është filmi me hapjen më të suksesshme nga të gjithë filmat e Hollivudit në Kinë për vitin 2014. Vetëm nga shfaqjet jashtë shtetit, ‘X-Men: Days of Future Past’ ka arritur të mbledhë 191 milionë dollarë gjatë fundjavës kur u shfaq premierë, duke dërguar kështu përfitimet në 302 milionë dollarë dhe njëherësh duke u bërë filmi me debutimin më të mirë nga të gjithë filmat ‘X-Man’. Suksesi i këtij filmi në Kinë ka ardhur duke iu falënderuar vizitës së aktorëve kryesorë të këtij filmi. Hugh Jackman dhe Peter Dinklage kanë qenë në Pekin për ta promovuar filmin e tyre.

Hugh Jackman, i popullarizuar në Kinë

Jackman është shumë i popullarizuar në Kinë, pasi që të gjithë filmat e tij të mëhershëm kanë pasur një sukses të madh në këtë shtet, ndërsa një ndikim të madh në suksesin e filmit ka pasur edhe Fan-i që ka luajtur rolin e Blink-ut, rol që u ka lënë mbresa të mira audiencës kineze.

Prapa filmit më të shikuar në Kinë renditet filmi ‘Captain America: The Winter Soldier’, i cili ka arritur të mbledhë 39.23 milionë dollarë në shtetin më të madh të kontinentit aziatik.

Megjithatë, përkundër këtij suksesi shumë të madh, filmi ‘X-Men: Days of Future Past’ qëndron shumë larg përfitimeve, të cilat kanë arritur filmat vendas në Kinë pasi që në katër ditët e para të shfaqjes, filmi i regjisorit Poi Soi Cheang kishte arritur të mbledhë 64.35 milionë dollarë. Për t’u habitur ka qenë suksesi i filmit të regjisorit Zhang Yimou, ‘Coming Home’, i cili ka arritur të përfitojë 19.88 milionë dollarë nga shfaqjet nëpër kinematë e Kinës. Drama e Yimou-t është shumë kontroverse, pasi që paraqet prapaskenat politike të Revolucionit Kulturor që kishte ndodhur në vitet e 1970-ta.

Gjatë kësaj fundjave, sukses ka shënuar edhe filmi tjetër i Hollivudit, ‘The Amazing Spider-Man 2’, i cili ka arritur të mbledhë 10.73 milionë dollarë vetëm brenda këtij vikendi, duke i çuar kështu përfitimet në Kinë në gjithsej 92.03 milionë dollarë nga 22 ditët që është shfaqur.

PËRGJIGJU