Melinda Ademi dhe Dafina Zeqiri dikur suportuan fort njëra-tjetrën, madje kjo është parë edhe në rrjete sociale.
Së fundmi, ndodhi sërish një ‘përplasje’ mes Dafinës dhe Sarës pasi kjo e fundit tha në një emision se s’kishte asgjë kundër artistes (ish e dashura e Ledrit), dhe se nuk e dinte pse artistes i ka ngelur hatri.
Dafina nuk vonoi shumë dhe i çoi mesazh Sarës duke i thënë të kujdeset për fëmijën e saj dhe partnerit dhe mos ta zë me gojë emrin e saj.
Kjo dramë si duket i pengoi Melindës dhe i doli në mbrojtje Sarës.
Së fundmi, Dafina bëri një postim duke thënë se ndjehet e lumtur që shumica e njerëzve në koncertet e saj janë femra.
Në anën tjetër, reperja shkroi në Threads: ‘Ti veç feministe s’je’.
Krejt kjo u pa nga fansat e të dyjave si kunjë për Duffyn pas deklaratës për Sarën në gjuhën angleze.
Ditët në vazhdim do na tregojnë nëse drama vazhdon…