KUR NUK KE ÇKA THUA

194

 

xixi

 

 

 

 

 

 

 

 

Aziz MUSTAFA

 

Kur nuk ke më çka thua
Thuaj se nuk asht boll me kanë i lirë
Thuaj se liria është lule
Nuk asht relikt me e mbyll në harresë
Kur nuk ke çka thua
Thuaj se nuk vjen kurrë
Gja e mirë nga veriu
Dhe dritat e syve në Perëndim
I kem lidhë

Thuaj se gjaku është i kuq
Edhe kur mbin mbi lule
Edhe kur e mbulojnë të zezat
Shami të nënave

Thuaj se nuk ke çka të thuash
Pastaj…

…vjen harresa… / Gjilani.INFO/

PËRGJIGJU