XHEMAIL SYLEJMANI EMBLEMË E SHKOLLËS SHQIPE NË ZARBINCË,-MALËSIA E BUJANOCIT (1935-2005)

0

10421596_1524731324462721_5486553106620316180_n

Shkroi: Sejdi SOPI

Xhemail Sylejmani, rrjedh nga një familje me traditë bujare të Zarbincës, i edukuar në frymën e vlerave më të mira shqiptare, u ngritë në personalitet të kultivuar arsimdashës, humanist dhe patriot të flaktë.

foto sejdaZarbinca, qendër e pesë (5) fshatrave të Malësisë së Bujanocit, pjesë përbërëse territoriale e Kosovës, në shenjë hakmarrje për luftë të armatosur kundër forcave çetnike-partizane serbojugosllave në LDB, iu shkëputë me dhunë Kosovës dhe më 1952 iu aneksua Serbisë.
Hapja e shkollës shqipe 4 klasëshe në Zarbincë më 1946, përkundër presioneve dhe shantazheve të OZNA-s tito-rankoviqiane, u bë e pa ndalshme dëshira e banorëve për ngritjen e arsimit shqip. Aspirata e popullsisë për shkollë amtare, nuk mund të frenohej me asnjë justifikim të kamufluar shovinist serbomadh. Mësuesi i parë, i shkollës së parë shqipe në Zarbincë u emrua, Tahir Berisha nga Vërbani i Vitisë, i cili vuri themelet e shkollimit të mëtejshëm të të rinjve të kësaj treve, të goditur rëndë nga rrebeshet pushtuese. Kah fundi i viteve 1950-ta doli numri i parë i mësuesve vendasë. Më 1958, erdhi mësuesi i parë i diplomuar në Normalen e Prishtinës Xhemail Sylejmani. Me ardhjen e Xhemail Sylejmanit, shkolla shqipe e Zarbincës, mori hov drejt ngritjes dhe zhvillimit të arsimimit masiv. Ai, pa humbur kohë, u angazhua pa u kursyer, duke mobilizuar kolegët dhe popullsinë që shkolla katër klasëshe të ngritet në tetëvjeçare. Përkundër vështirësive të mëdha të natyrave të ndryshme që duhej kapërcyer me shumë mund, puna dhe vendosmëria e mësuesit Xhemail u kurorëzua me sukses dhe më 1960, shkolla e Zarbincës u ngritë në tetëvjeçare. Për arritjen e këtij synimi aq human dhe patriotik, ai me shpenzimet e veta solli nga Prishtina inspektorë të lartë të arsimit, gjithashtu nga Gjilani, Presheva e Bujanoci, deri sa i bindi se ishte e domosdoshme shkolla tetëvjeçare në Zarbincë. Si mësues dhe pastaj si drejtor i shkollès tani të konsoliduar, ai vazhdoi dhe i kreu me sukses studimet e larta të matematikës. Përkundër dëshirës së tij, viteve 70-ta u largua nga shkolla e Zarbincës, për të vazhduar punën si profesor në një shkollë të mesme dhe në shkollën tetëvjeçare “Selami Hallaçi” në Gjilan, ku punoi deri në pension.
Unë me këtë shkrim, bëra vetëm një përkujtim modest, veprës së madhe të mësuesit, humanistit dhe patriotit të flaktë Xhemail Sylejmani, i cili një jetë ia kushtoi arsimit dhe përparimit të shqiptarëve në Zarbincë e fshatrat për rreth. Për emrin dhe veprën e Xhemail Sylejmanit duhet të flitet e të shkruhet shumë më shumë se kaq./Gjilani.INFO/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakKUR NUK KE ÇKA THUA
Artikulli tjetërPak vetëkritikë

PËRGJIGJU