Ka ndërruar jetë Prof. Dr. Gani Gashi

43

 
409x32252944gani_gashiPrishtinë, 8 mars 2013 – Pa pritmas ka ndërruar jetë në orët e mbrëmshme në moshën 48 vjeçare, Profesori i Fakultetit Matematiko Natyror, Gani Gashi.

I ndjeri para dy viteve kishte ndërhyrje transplanti në mëlçi në Turqi. Pas suksesit që kishte vazhdoi punët shkencore në lëmin e gjeografisë si dhe punën e profesorit deri në momentin e frymëmarrjes së fundit si ligjërues universitar.

Gani Gashi shkollën katër vjeçare fillore e ka kryer në vendlindje, fshatin Mramor të Prishtinës, ndërsa pjesën tjetër e vazhdoi në Prishtinë. Nga 1976 jeton në Prishtinë. Në vitin shkollor e 1985/86 i ka regjistruar studimet në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore në degën e Gjeografisë.

Në fillim pas kryerjes së studimeve punoi në shkollën e mesme “Shtjefën Gjeqovi” në Prishtinë, kurse që nga viti 1990 ka punuar si asistent në Departamentin e Gjeografi.

Studimet pasuniversitare i ka regjistruar në Universitetin e Zagreb në Departamentin e Gjeografisë, ndërsa i ka mbaruar në Prishtinë. Që nga viti 1990 ka mbajt ushtrimet nga e Hartografia, Hidrologjia dhe gjeografia matematikore. Është i zgjedhur ne thirrjen prof. ass. për lëndët Hartografi dhe Hidrologji.

Pas vetes i ndjeri ka lënë bashkëshorten si dhe dy djem.

Naser RAMANANI /KI/

PËRGJIGJU