Policia e Rajonit të Gjilanit, ka njoftuar për një tentim të një vjedhjeje të rëndë në Gjilan nga persona të panjohur.
Sipas asaj që është raportuar në Polici thuhet se personat në fjalë kanë tentuar që me forcë ta hapin derën kryesore të një objekti, porse nuk kanë arritur për të depërtuar brenda tij.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore./GJILANI INFO/